Mamit apo babit? Ja kujt i ngjan më shumë vogëlushi i Gold AG!

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 10:32
Mamit apo babit? Ja kujt i ngjan më shumë vogëlushi i Gold AG!

Në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril. Ky emër u diskutua gjatë dhe më pas reperi u detyrua të shpjegonte domethënien e tij.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold Ag.

Gjatë kësaj kohe Gold Ag ka publikuar herë pas here momente shumë të veçanta me vogëlushin, duke dëshmuar se është një familjar shembullor dhe baba shumë i përkushtuar.

Reperi ende nuk e ka treguar portretin e të voglit për të cilin jemi bërë tepër kuriozë, mirëpo bashkëshortja e tij ka zbuluar se cilit prej prindërve i ngjan Gueril më shumë.

Dikush e ka pyetur Ermirën në InstaStory: “A është zeshkan apo i bardhë Guerili?“, ndërsa ajo ka treguar se i biri është kopje e babait të tij.

“Zeshkan si babi vet“- shkruan bashkëshortja e reperit, postim të cilin e ka shpërndarë edhe Gold AG.

Mezi po presim ta shohim të voglin!

(Kosova Sot Online)