I habiti të gjithë me transformimin e papritur në fytyrë, por ja si duket tani The Weeknd

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 10:42
I habiti të gjithë me transformimin e papritur në fytyrë, por ja si duket tani The Weeknd

The Weeknd i habiti të gjithë me transformimin e fundit në këngën “Save your tears”.

Këngëtari u shfaq me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra i kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij, shkruan “Mirror”.

Ata shpreheshin se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella dhe për ta ironizuar për operacionet plastike.

Mirëpo, pas pamjes në videoklip, The Weeknd i është rikthyer normalitetit dhe fytyrës së tij të vërtetë.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar videon promovuese të performancës së tij në ‘Super Bowl LV’, ku u shfaq me pamjen natyrale duke qetësuar mijëra fansa që menduan se ndryshimi i tij ishte i vërtetë.

Të gjithë jemi kuriozë të dimë se si arriti artisti në këtë transformim drastik.

Mike Morino ka treguar se këtë ndryshim e ka bërë ai dhe se ka përdorur materiale të ndryshme për të arritur rezultatin. Ai është shprehur se për të transformuar fytyrën e The Weeknd ka përdorur edhe latex, material që përdoret në filma horror.

Dhe me anë të një postimi në Instagram, Morino ka treguar hap pas hapi të gjithë punën që ka bërë me fytyrën e The Weeknd.

(Kosova Sot Online)