Pritja e gjatë ia vlejti! Ronela Hajati tregon kur vjen surpriza e saj e parë për këtë vit

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 13:53
Pritja e gjatë ia vlejti! Ronela Hajati tregon kur vjen surpriza e saj e parë për këtë vit

Nëse po prisni me padurim një këngë të re nga Ronela Hajati, ju themi se pritja do të zgjasë edhe pak.

Mirëpo, e sigurt që do t’ia vlejë! Kjo pasi këngëtarja na ka premtuar gjëra që s’i kemi parë më herët dhe ne e besojmë!

Ronelës i pëlqen të vijë gjithmonë me risi dhe na bëri tepër kuriozë të dimë se ç’po kurdis kësaj here.

Në postimet e saj në InstaStory, këngëtarja ka treguar më herët se i ka gati këngët e reja, mirëpo nuk do t’i lançojë derisa të fillojë puna lirshëm.

“Do dalin shumëëë këngë, por derisa të fillojë puna lirshëm nuk do të publikoj gjë. Kam marrë kohë për të pushuar dhe prodhuar gjëra komplet ndryshe nga deri tani.”- ka shkruar Ronela.

Duket se momenti më i përshtatshëm për surprizën e këngëtares është në muajin mars, siç ajo ka bërë vetë të ditur së fundmi në InstaStory.

Ronela ka treguar se kënga e parë do të lançohet më 15 mars, pa dhënë më tepër detaje dhe ne po presim me padurim!

Gjithashtu, këngëtarja ka bërë me dije se 4 këngë i ka gati, ndërsa 3 të tjera janë duke u punuar. Madje, me humor ajo është shprehur se do të publikojë aq shumë këngë, sa do të na bëhet si “pullë poste”, ndërsa ne mezi po presim të na bëhet e tillë!

(Kosova Sot Online)