“Mbretëresha ime”, Tristan Thompson habit me komentin për Khloe Kardashian

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 19:37
“Mbretëresha ime”, Tristan Thompson habit me komentin për Khloe Kardashian

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë ende të përfliten për marrëdhënien e tyre, që ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë viteve. Muajt e fundit ata janë përfolur se kanë rregulluar raportet mes tyre dhe madje disa kanë aluduar edhe se janë fejuar.

Mirëpo disa burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur për “Daily Mail” se ata të dy nuk janë fejuar. Megjithatë fansat vazhdojnë ende të dyshojnë se Tristan dhe Khloe kanë nisur sërish një lidhje mes tyre dhe jo pa të drejtë. Së fundmi Khloe ka postuar në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shfaqet shumë tërheqëse dhe seksi. Mes mijëra komenteve, ndjekësve dhe fansave të saj ju ka rënë në sy ai i Tristan Thompson.

“Mbretëresha ime”, ka komentuar basketbollisti në postimin e ish-partneres së tij.

Sigurisht që këto fjalë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke pasur parasysh që para disa muajsh marrëdhënia mes tyre shkoi drejt fundit. Dyshja e famshme kanë pasur shumë ulje-ngritje gjatë marrëdhënies së tyre. Ata kanë kaluar probleme të shumta për shkak të tradhtive të vazhdueshme të Tristan dhe Khloe-s ju desh një kohë e gjatë që t’ja falte gabimet ish-partnerit. Ata janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare të qu8ajtur, True, që ka ndikuar akoma më shumë në rregullimin e raporteve mes tyre.

Image

(Kosova Sot Online)