Poem Blu ende s’është njoftuar me gjyshërit e saj Xheraldinen dhe Agronin

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 22:17
Poem Blu ende s’është njoftuar me gjyshërit e saj Xheraldinen dhe Agronin

Para disa jave, reperi i njohur kosovar, Ledri Vula është bërë baba. Me këtë rast gjyshe u bë edhe Xheraldina Vula, nëna e Ledrit por që ajo ende nuk e ka parë mbesën e saj

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bën prindër më 14 dhjetor duke sjell në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.

Vajza kishte lindur në një klinikë në Gjermani, ku jeton edhe Sara Hoxha.

Në Gjermani është edhe Ledri, i cili nuk është kthyer në Prishtinë prej ditës se lindjes se vajzës.

Kështu që vajzën e saj nuk e ka parë ende as nëna e Ledrit, Xheraldina Vula – shkrimtare dhe producente në TV 21 – dhe as babai i Ledrit, Agron Vula – regjisor.

Kjo ka ndodhur, sipas një burimi , për shkak se vizat për në vendet e Bashkimit Europian të Xheraldinës dhe Agronit kanë skaduar.

Kujtojmë se para një javë, Xheraldina kishte publikuar një foto të vajzës në Instagram ku poshtë saj kishte shkruar: Gëzuar 2021! Me mall!

Kjo kishte treguar se ajo i kishte pritur bashkë me Agronin ndërrimin e motmoteve pa Ledrin, Sarën dhe Poemën.

Megjithatë, i njëjti burim ka thënë se Ledri me Sarën shumë shpejt pritet që të kthehen në Kosovë dhe nëna e babai i Ledrit pritet që të njoftohen me Poem Blu. 

Image

(Kosova Sot Online)