Mozzik u martua me Loredanën veç për letra, deklarata shëtit rrjetin

  • G.G /
  • 12 January 2021 - 10:03
Mozzik u martua me Loredanën veç për letra, deklarata shëtit rrjetin

Mozzik dhe Loredana janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private.

Kjo pasi që dyshja po përflitet se janë bashkuar sërish, ndonëse deklaratat e tyre janë në çdo kohë të ndryshme.

Së fundmi, ajo çfarë ra në sy të ndjekësve është një koment që po bënë bujë në rrjetet sociale.

“Mozzik u martua me Loredanën veç për letra të Zvicrës”, komentoi njëri prej ndjeksëve në fotografinë e fundit të dyshes, duke shkaktuar kështu shumë reagime.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, e cila është shumë e pëlqyer nga publiku.

(Kosova Sot Online)