Dua Lipa me vjehrrën, si shoqe të ngushta

  • G.G /
  • 12 January 2021 - 10:06
Dua Lipa me vjehrrën, si shoqe të ngushta

Që familja Hadid është me fat që ka një nuse bukuroshe si Dua, e dimë. Por nga ana tjetër edhe Dua është me fat që është bërë pjesë e Hadidëve, ku ndihet e mirëpritur çdo herë (të paktën këtë shohim nga postimet në rrjete sociale) e ku ka një marrëdhënie të shkëlqyer me kunatat e me vjehrrën.

Sidomos me këtë të fundit, Dua Lipa shkon aq mirë, sa duket sikur Yolanda dhe këngëtarja janë shoqe. Madje të jep idenë sikur merr edhe këshilla dashurie nga mamaja e partnerit

Sot Yolanda ka ditëlindjen dhe sigurisht që s’ka munguar një urim nga Dua, me një foto ku të dyja shfaqen të përqafuara, duke qeshur e që tregon shumë qartë marrëdhënien e tyre.

“Happy Birthday Yolanda Hadid”-shkruan Dua. Epo marrëdhënia e tyre s’ka nevojë për fjalë të tjera se do të ishin të tepërta!

(Kosova Sot Online)