Princ Harry dhe Meghan Markle, heqin dorë përfundimisht nga rrjetet sociale

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 11:07
Princ Harry dhe Meghan Markle, heqin dorë përfundimisht nga rrjetet sociale

Duke cituar një burim të afërt me çiftin, “Sunday Times” shkruan se çifti nuk e mendon më rikthimin në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Madje, ata nuk do t’i përdorin rrjetet sociale, as për të promovuar Fondacionin Archwell. Sipas burimit, vendimi i tyre vjen pas bullizimit dhe akuzave të ndryshme që ata kanë hasur në internet.

Më herët, princ Harry dhe Meghan Markle kanë folur hapur për sulmet dhe talljet që ka lexuar në internet për veten. Sipas tyre, kjo i ka dëmtuar emocionalisht dhe mendërisht.

“Më thanë që në 2019-n, isha njeriu më i tallur online. Shëndeti mendor dhe emocional dëmtohet, kur të tjerët thonë gjëra që s’janë të vërteta për ty”, u shpreh Meghan.

Kujtojmë se një vit më parë, dyshja u tërhoq nga rolet mbretërore dhe u zhvendos në Amerikë.

(Kosova Sot Online)