Pritja ka për t’ja vlejtur! Kanye West do ja dedikoj gjithë albumin e fundit ndarjes nga Kim Kardashian

  • G.G /
  • 12 January 2021 - 12:04
Pritja ka për t’ja vlejtur! Kanye West do ja dedikoj gjithë albumin e fundit ndarjes nga Kim Kardashian

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë pushtuar mediat rozë prej disa javësh tashmë. Dyshja e njohur janë përfolur shumë gjatë për ndarjen e tyre dhe divorcin që thuhet se do të vijë shumë shpejt. Gjithë këtë periudhë dhe gjithë thashethemet që janë përhapur për ta, Kanye duket se do t’i hedhë në këngë, në albumin e dhjetë të tij, që fansat po e presin prej shumë kohësh.

Pritej që ky album i reperit të publikohej në verë, duke ndjekur albumin e vitit 2019-të, “Jesus is King”. Por fansat janë lënë në pritje dhe do ju duhet të durojnë derisa reperi të rishkruajë disa këngë për ta përshtatur me situatën aktuale të jetës së rij private.

“Albumi i ri i Kanye do të jetë për ndarjen dhe si shkoi drejt fundit lidhja me Kim. Ai ka nisur ta shkruajë prej muajsh”, kanë thënë burime pranë reperit. Po të njëjtët persona kanë thënë për “The Sun” se Kim i ka kërkuar ish-partnerit që të tregojë respekt për familjen në këngët e tij.

Kujtojmë se në mediat rozë është thënë se Kanye ka vendosur të nisë një jetë të re në Europë pas divorcit. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë. Po ashtu edhe Kim Kardashian i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj.

(Kosova Sot Online)