Brenda dollapit të këpucëve të një repereje si Loredana!

  • E.K /
  • 13 janar 2021 - 08:44
Brenda dollapit të këpucëve të një repereje si Loredana!

Për ne 2020-ta mund të mos ketë qenë viti më i marë, por për Loredanën po!

Pasi zgjidhi problemin me çiftin zvicerian, reperja u rikthye për të marrë fronin e saj dhe ka kryesuar në top-listat shqiptare e gjermane gjatë këtij viti.

Loredana përgatiti albumin “Medusa” dhe një dokumentar që po ndiqet me kuriozitet të madh nga fansat.

Fitimet e saj gjatë këtij viti s’besojmë se duhen përmendur, pasi vetë veshjet dhe jeta e Loredanës e tregon sa mirë paguhet.

Ndër të tjera, reperja ia bën qejfin vetes me këpucë (më sakt ë atlete), që i përshtaten shumë stilit të saj sportiv.

Së fundmi, Loredana ka hapur dollapin e këpucëve të saj teksa ka publikuar edhe një video në InstaStory. Siç e shohim nga pamjet në InstaStory, dollapi i këpucëve duket fiks si një dyqan me modele, ngjyra e firma nga më të ndryshmet me këpucë.

Epo, një repere si ajo i meriton!

Kujtojmë se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

Ndërkohë, nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës. Shumë shpejt thuhet se do bëjnë një bashkëpunim e ne mezi po presim.

Në dhjetor ajo prezantoi edhe linjën e saj të produkteve kozmetike dhe fund më të mirë të 2020 s’mund të kishte bërë.

(Kosova Sot Online)