Demi Lovato do të performojë në ceremoninë inauguruese të Bidenit si president

  • G.G /
  • 13 January 2021 - 16:19
Demi Lovato do të performojë në ceremoninë inauguruese të Bidenit si president

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, e cila shquhet për zërin unik dhe të fuqishëm, si dhe performancat e jashtëzakonshme live, është përzgjedhur për të performuar në ceremoninë inauguruese të Bidenit si president.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në Twitter.

“Jam e nderuar t’iu lajmërojë se do t’i bashkohem Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, në ngjarjen e tyre të veçantë, “Celebrating America”, e cila mbahet më 20 janar në ora 20:30 ë. Mbeta pa fjalë kur më kërkuan të performoj në këtë event! Na ndiqni përmes kanaleve të ndryshme televizive dhe transmetimeve online në Amerikë”, ka shkruar Lovato në mesazhin e saj.

(Kosova Sot Online)