Era Istrefi bën urimin më special Julian Perreta-s

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 17:27
Era Istrefi bën urimin më special Julian Perreta-s

Ata shfaqeshin gjithmonë bashkë por nuk e përcaktuan kurrë statusin e tyre! Julian Perreta dhe Era Istrefi dukeshin si një çift i vërtetë pasi publikonin vazhdimisht foto dhe video të njëri-tjetrit, si ajo e pak kohëve më parë e këngëtarit i cili e quante bukuroshen shqiptare “Mbretëresha ime”.

Ata postuan foto dhe video edhe nga udhëtimi i tyre në Francë në fund të 2019-s! Gjërat mes tyre më pas u bënë disi më diskrete, dhe postimet e përbashkëta munguan për një kohë të gjatë, deri në momentin që Perreta hodhi poshtë çdo aludim duke prezantuar publikun me të dashurën e re (që nuk ishte Era).

Kështu, fansat “u qetësuan” dhe fjalët e dyshes që janë vetëm shokë dolën të vërteta.

Sot, Era është kujdesur t’i bëjë urimin më special Julian Perreta-s për ditëlindje, duke ndarë në InstaStory një foto me të.

“Kalofsh ditëlindjen më të gëzuar vëlla! Do të doja të isha në Londër, të festonim së bashku.”- shkruan ajo duke marrë vëmendjen e të gjithë fansave.

Në fakt, Era ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm me muzikantin, por edhe me të dashurën e tij. Këtë e ka treguar ai vetë në postimin e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar bisedën me Erën, teksa ndodhej me partneren e tij.

Gjithashtu këngëtarja shqiptare e ka ndarë foton në InstaStory-n e saj, duke i vënë njëherë e mirë kapakun këtij muhabeti.

Ata kanë biseduar e kanë qeshur, siç mund të shihet në foto dhe duket se kanë marrëdhënie shumë të mira së bashku.

(Kosova Sot Online)