U kritikua për lidhjen me futbollistin afrikan 19 vite më të ri, Adriana Matoshi zbulon çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti për të

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 12:26
U kritikua për lidhjen me futbollistin afrikan 19 vite më të ri, Adriana Matoshi zbulon çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti për të

Ditën e djeshme, Adriana Matoshi zbuloi se shkak i lidhjes së saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, është bërë një shoqe.

E ftuar në “Ftesë në 5”, aktorja tha se pasi dolën disa herë bashkë, e kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin.

“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm.

Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin.

Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin,”- u shpreh Matoshi.

Adriana është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç. Ajo tha se të katërt e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe se e kanë mbështetur.

Ndërkohë, edhe ish-bashkëshorti duket se e ka mbështetur marrëdhënien e re të saj, pasi Adriana rrëfeu se i ka thënë: “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”

Lidhja e saj me futbollistin afrikan u zbulua para disa javësh. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me të në një lokal.

Pavarësisht mospëlqimit që disa ndjekës kanë shprehur në rrjete sociale për marrëdhënien e aktores, çifti vazhdon të jetë “imun” dhe vazhdon të shfaqë dashurinë dhe lumturinë që ndjejnë.

(Kosova Sot Online)