Donald Trump në shënjestër, fansat e “Home Alone” kërkojnë që të zhduket skena ku shfaqet presidenti i SHBA-ve

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 14:48
Donald Trump në shënjestër, fansat e “Home Alone” kërkojnë që të zhduket skena ku shfaqet presidenti i SHBA-ve

“Home Alone” është padyshim një nga filmat më të ndjekur të të gjitha kohërave dhe ditët e fundit fansat kanë kërkuar një ndryshim në të. Dhe për ç’arsye do thoni ju? Për shkak të Donald Trump.

Presidenti i SHBA-ve është shfaqur në një skenë të “Home Alone 2: Lost in New York” dhe njerëzit nëpër botë po kërkojnë që kjo skenë të hiqet nga filmi. Donald Trump shfaqet në film në rolin e pronarit të “New York Plaza Hotel”, të cilin ai e kishte realisht në pronësi gjatë xhirimeve të filmit, dhe që i mëson Kevinit se nga duhet të lëvizë.

Mirëpo duke qenë se Trump cilësohet si shkaktari kryesor për trazirat në Capitol, fansat e “Home Alone 2” kërkojnë që figura e tij të hiqet dhe nga filmi. Për këtë gjë ata kanë marrë edhe mbështetjen e personazhit kryesor në film, Macaulay Culkin, që ka luajtur rolin e Kevin.

Dikush ka hequr figurën e Trump nga skena ku shfaqet ai dhe Macaulay ka reaguar duke komentuar: “Bravo”.

Kujtojmë se për shkak të trazirave në Capitol, që u nxitën nga Donald Trump dhe shkrimeve të tij në rrjete sociale, Twitteri e po ashtu Snapchati vendosën që t’i bllokonin llogaritë e presidentit përgjithmonë.

(Kosova Sot Online)