Gatiiii? “Bomba” e parë për këtë vit po vjen dhe Ronela s’na i kurseu disa detaje interesante!

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 10:28
Gatiiii? “Bomba” e parë për këtë vit po vjen dhe Ronela s’na i kurseu disa detaje interesante!

Nëse po prisni me padurim një këngë të re nga Ronela Hajati, ju themi se pritja do të zgjasë edhe pak fare.

Mirëpo, e sigurt që do t’ia vlejë! Kjo pasi këngëtarja na ka premtuar gjëra që s’i kemi parë më herët dhe ne e besojmë!

Ronelës i pëlqen të vijë gjithmonë me risi dhe na bëri tepër kuriozë të dimë se ç’po kurdis kësaj here.

Në postimet e saj në InstaStory, këngëtarja ka treguar më herët se i ka gati këngët e reja, ndërsa sot na ka treguar detaje për këngën e parë që do të publikojë këtë vit.

Projekti i saj i ri do të titullohet “Rron”, siç shkruan ajo në InstaStory dhe besojmë nuk është e nevojshme të tregojmë që do të jetë zjarr!

Më herët, Ronela ka treguar se kënga e parë do të lançohet më 15 mars, pa dhënë më tepër detaje dhe ne po presim me padurim!

Gjithashtu, këngëtarja ka bërë me dije se 4 këngë i ka gati, ndërsa 3 të tjera janë duke u punuar. Madje, me humor ajo është shprehur se do të publikojë aq shumë këngë, sa do të na bëhet si “pullë poste”, ndërsa ne mezi po presim të na bëhet e tillë!

(Kosova Sot Online)