Kush është kosovari që i rrëmbeu zemrën Rovena Stefës?

  • G.G /
  • 15 janar 2021 - 13:42
Kush është kosovari që i rrëmbeu zemrën Rovena Stefës?

Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi ka sjellë projektin e shoqëruar me videoklip “Le të thyhen gotat” i cili është pritur mirë nga publiku.

Në një intervistë në Dukagjin, ajo ka treguar se tashmë është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.

E pyetur nëse ajo do të vijë në Kosovë apo ai do të shkojë të jetojë me Rovenën në Shqipëri, këngëtarja është përgjigjur:

“Këtë gjë e rregullojmë, nuk është fare problem”.

Duke folur për projektin e fundit këngëtarja ka thënë se mesazhi i saj lidhet me kalimin e pandemisë.

“Ka qenë kohë shumë e tmerrshme për të gjithë. Muzika është e vetmja mënyrë që na hekë pak marazin. Edhe kënga lindi në një atmosferë të ngrohtë dashurie”, tregon ndër të tjera Rovena Strefa.

(Kosova Sot Online)