Eleni Foureira merr propozimin për martesë

  • A.P /
  • 17 janar 2021 - 08:59
Eleni Foureira merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira mesa duket shumë shpejt do i japë fund beqarisë. Prej 4 vitesh ajo është e lidhur me futbollistin Alberto Botia, ku sipas mediave greke tashmë marrëdhënia e tyre është në një nivel tjetër.

Për shkak të distancës çifti ka pasur shumë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, por ata kanë arritur të kapërcejnë pengesat dhe vendosën që ta zyrtarizojnë në martesë, është shprehur një gazetar grek.

Futbollisti ka shkuar në Greqi kohët e fundit dhe i ka propozuar për martesë Elenit e cila ka pranuar me shumë dëshirë.

Image


(Kosova Sot Online)