Kë po e kopjon Sara Hoxha?

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 10:11
Kë po e kopjon Sara Hoxha?

Reperi Ledri Vula dhe blogerja, Sara Hoxha, gjatë muajit dhjetor janë bërë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Dyshja kanë qenë shumë të komentuar në media që nga koha kur Sara ishte shtatzënë, veçanërisht për një fotografi të përbashkët që realizuan.

Bëhet fjalë për imazhin ku Ledri shihej duke e mbajtur dorën te barku i rrumbullakosur, e që ishte një inspirim total nga blogerët e famshëm botëror Inanna dhe Matthew Noszka.

Pasi u kritikuan si një “kopje” ndaj çiftit në fjalë, duket se Sara vazhdon të frymëzohet nga fotografitë e Inanna dhe Matthew. Këtë radhë bëhet fjalë për fotografinë e vajzës së saj, Poem Blu, e cila duket të jetë krejtësisht e ngjashme me atë që Inanna ia ka realizuar vajzës së saj, Nova Noszka.

Bëhet fjalë për një imazh të foshnjës së mbështjellë me një robdeshambër, ku në duar mban një lap-top lodër.

Duket se blogerja e njohur Inanna vazhdon të mbetet një inspirim për Sarën, e cila është njohur për postimet e saj të shumta që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Duket se Sara ka pasur frymëzim nga blogerja e huaj edhe fustanin e saj në festën e “baby shower” që organizoi para lindjes së vajzës.

(Kosova Sot Online)