Luana Vjollca ndryshon look dhe duket yll

  • G.G /
  • 16 janar 2021 - 15:19
Luana Vjollca ndryshon look dhe duket yll

Luana Vjollca është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Moderatorja e njohur merr gjithmonë vëmendjen në çdo dalje publike, dhe shpeshherë për eksperimentet që bën në pamje. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet me baluke.

Komentet kanë qenë të shumta nga fansat, të cilët shprehen se me këtë look Luana duket njësoj si Marina. Përsa i përket muzikës, Luana duket shumë e angazhuar. Pesë muaj më parë publikoi duetin me Jay Santos, ndërsa ka paralajmëruar se po punon me një tjetër projekt. 

(Kosova Sot Online)