Zbardhen detaje nga bashkëpunimi i Feros dhe Genta Ismajlit!

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 10:05
Zbardhen detaje nga bashkëpunimi i Feros dhe Genta Ismajlit!

Disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim.

Dy këngëtarët që vijnë nga i njëjti qytet, janë përfolur edhe më herët për një duet të mundshëm, pas një fotografie që qarkulloi në Internet dhe duket se ka ardhur koha që planet të vijnë në jetë.

Ditën e sotme, ka bërë me dije se kënga tashmë është gati e madje është xhiruar edhe klipi. Po ashtu, thuhet se publikimi i projektit është vetëm çështje ditësh.

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, amdje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

Image

Nga ana tjetër, Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë.

Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke. “Do të jetë befasi dhe nuk do e zbuloj emrin tani, por kënga do të jetë në gjuhën turke dhe të gjithë do e këndojnë”, ka thënë Genta, duke e mbajtur sekret emrin e artistit me të cilin do të bashhkëpunojë.

Ndërkohë, disa ditë më parë, u raportua se këngëtarja po përgatit një rikthim të fuqishëm në muzikë e së shpejti do vijë me një album.

(Kosova Sot Online)