Dafina Zeqiri: Merreni seriozisht shëndetin mendor

  • G.G /
  • 18 January 2021 - 10:34
Dafina Zeqiri: Merreni seriozisht shëndetin mendor

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa në profilet e saj shpesh herë ndan me ndjekësit edhe këshilla e thënie motivuese.

Dafina në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë të jetës ishte përballur me depresion dhe ankth, për çka kishte kërkuar ndihmën e psikologes.

E së fundmi i ka këshilluar ndjekësit që ta marrin seriozisht shëndetin mendor.

“Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor dhe ndihmoni këdo që e keni afër pavarësisht se çfarë, apo se si. Mos u nxito të gjykosh, kurrë nuk e di se çfarë po përjeton personi, veçanërisht mendimet që ka në kokën e tij. Ne nuk jemi njësoj, nuk mendojmë njësoj. Por të gjithë jemi njerëz”, ka shkruar ajo.

Zeqiri ndërkaq është duke punuar në albumin “Dafinë Moj”, projekt ky që akoma nuk ka datë publikimi.

(Kosova Sot Online)