Jennifer Lopez tregon se a ka bërë ndonjëherë botoks

  • G.G /
  • 18 January 2021 - 12:18
Jennifer Lopez tregon se a ka bërë ndonjëherë botoks

Që nga lansimi i linjës së saj të re të kujdesit për lëkurën, ‘JLo Beauty’, Jennifer Lopez, ka zbuluar nëse ka bërë ndonjëherë botoks apo ndonjë ndërhyrje tjetër estetike.

Tani, J.Lo e ka adresuar këtë çështje edhe një herë, meqë dikush komentoi në një nga fotot e saj në Instagram duke thënë se ka bërë botoks.

 “Kjo është vetëm fytyra ime. Për të 500-tën herë. Unë kurrë nuk kam bërë botoks apo ndonjë operacion tjetër plastik”.

J.Lo gjithashtu kishte disa sugjerime teksa shkroi, “Merrni disa produkte nga JLo Beauty dhe ndjehuni bukur me lëkurën tuaj. Dhe këtu është një tjetër sekret i JLo Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, i sjellshëm dhe ndihmës i të tjerëve, mos e harxhoni kohën duke u përpjekur për të ulur të tjerët. Me dashuri”.

Për të promovuar produktet e reja të ‘JLo Beauty’, Lopez së fundmi kishte ndarë me fansat disa fotografi ndërsa shfaqte lëkurën natyrale të pastër dhe me plot shkëlqim.

Jennifer Lopez shfaqet nudo në klipin e ri “In the Morning”, befason fansat me linjat trupore në moshën 51-vjeçare

Sipas DailyMail, ylli i “Hustlers” në një konferencë për shtyp theksoi se “Kurrë nuk ka bërë botoks apo ndonjë operacion deri më sot. Unë nuk jam ai person. Unë nuk kam ndonjë gjë kundër njerëzve që e bëjnë atë; thjesht nuk është gjëja ime. Unë jam më shumë për një qasje natyrale për kujdesin e lëkurës, por dua që produktet e mia të funksionojnë”.

Ajo vazhdoi, “E dua acidin hialuronik. I dua gjërat që do të ndihmojnë, sepse nuk dua të shkoj te gjilpërat. Unë nuk jam duke thënë nëse një ditë nuk do të, por ende nuk e kam bërë”.  

(Kosova Sot Online)