Fansja i shpreh hapur shqetësimin e saj, Tayna bën gjestin e veçantë dhe i jep mesazhin më të bukur

  • G.G /
  • 19 janar 2021 - 09:36
Fansja i shpreh hapur shqetësimin e saj, Tayna bën gjestin e veçantë dhe i jep mesazhin më të bukur

Tayna jep shpesh në rrjete sociale mesazhe frymëzuese për fansat e saj, për të ndikuar sadopak në vlerësimin që ata kanë për veten. Së fundmi njëra nga ndjekëset e saj i ka dërguar reperes një mesazh dhe ka treguar se sa shumë ka ndryshuar pasi ka dëgjuar këngët e Taynës.

Ajo shkruan se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesimin dhe disa këngë, shumica të Taynës, e kanë ndihmuar të rrisë vlerësimin për veten. Fansja thotë se së fundmi ka publikuar diçka që 2 vite më parë as e mendonte që ta postonte. Tayna e ka parë këtë mesazh dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje privatisht ndjekëses. Mirëpo më pas ajo i ka publikuar këto biseda për t’ju dhënë një mesazh të gjithë fansave të saj.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ka kthyer përgjigje reperja ndjekëses së saj.

“Fansat e mi janë gjithë bota për mua dhe nëse do mundja do të shëroja të gjitha plagët e tyre dhe zemrat e tyre të bukura… do i bëja të donin veten më shumë se mua apo më shumë se çdo gjë në këtë botë. Ju keni vlerë, ju jeni të bukur dhe ju jeni të dashur”, ka shkruar më tej Tayna.

Kujtojmë se kënga më e fundit që reperja ka publikuar është “Moona”, në bashkëpunim me re[perin italian L’Algerino.

(Kosova Sot Online)