Grupi i pesë vajzave të Pussycat Dolls do të ngjitët sërish në skenë

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 21:02
Grupi i pesë vajzave të Pussycat Dolls do të ngjitët sërish në skenë

Mund të konsiderohet si një nga rikthimet më të fuqishme në muzikën ndërkombëtare. Grupi i pesë vajzave të Pussycat Dolls do të ngjitët sërish në skenë.

The Sun shkruan se vajzat e famshme janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje për të siguruar një të ardhme afatgjatë në muzikë. Kjo do të thotë se grupi legjendar i vajzave, me në krye Nicole Scherzinger, do të vijnë shumë shpejt me projekte të reja.

Një rikthim të tillë, Nicole e kishte paralajmëruar që në vitin 2019 ku të pesta do të realizonin edhe një turne, por pandemia e Covid 19 bllokoi çdo gjë dhe për këtë arsye kjo gjë u la pezull.

Sipas The Sun, Pussycat Dolls në të ardhmen do të sjellin bashkëpunime me yje ndërkombëtarë. Gjithashtu ato janë në bisedime me kompaninë që menaxhon Madonna-n dhe Britney Spears, Maverick si dhe disa firma të tjera mjaft të njohura.

“Pussycat Dolls” u themelua në 1995 në Los Angelos dhe përgjatë gjithë viteve është nderuar me çmime prestigjioze si MTV Mucis Awards për videoklipet më të mira , Çmimi i Muzikës Aziatike (Mnet) për Artistin më të Mirë Ndërkombëtar, etj.

(Kosova Sot Online)