S’ka kthim pas! Kim dhe Kanye heqin dorë nga “shpresa e fundit” për të mbajtur gjallë martesën e tyre!

  • G.G /
  • 19 January 2021 - 15:11
S’ka kthim pas! Kim dhe Kanye heqin dorë nga “shpresa e fundit” për të mbajtur gjallë martesën e tyre!

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.

Ndjekësit detajistë të çiftit kanë vënë re se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e ka hequr unazën me gur gjigant të martesës dhe në fotot e fundit në Instagram është shfaqur pa të.

Jo vetëm kaq! Mediat e huaja raportojnë se Kim dhe Kanye kanë hequr dorë nga terapia në çift për martesën e tyre, si hapi i fundit për të mos u ndarë.

Kanye tashmë ka angazhuar një avokat privat, për të vazhduar me procedurat e rregullta të divorcit.

Gjithashtu, Kim ka marrë avokaten e njohur, Laura Wasser, e cila njihet për suksesin në punën e saj.

 “Ata nuk janë në frekuencat e njëjta kur bie fjala për të ardhmen dhe familjen. Kim është në rregull me këtë”, deklaroi një burim afër dyshes.

(Kosova Sot Online)