Victoria Beckham sjell trendin më të ri të xhinseve

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 21:01
Victoria Beckham sjell trendin më të ri të xhinseve

Kush nuk i adhuron xhinset? Janë një trend që nuk largohet kurrë por gjithmonë aty për të dhënë një pamje më elegante. Megjithatë, kohët e fundit frymëzim dhe një ide të re ka sjellë dhe Victoria Beckham, e cila pozoi në një fotografi krah bashkëshortit David, me një palë xhinse të mrekullueshme Patchwork.

Sidoqoftë, ajo që tërheq vëmendjen nuk ishte forma e xhinseve por nuancat e ndryshme blu që i bënin këto xhinse të dukeshin si asnjë tjetër. Mjafton të bëni një vështrim të shpejtë, do të vini re që xhinset me nuanca të ndryshme janë trendi më i ri në rritje, i cili mund të evoluojë në heshtje, por së shpejti do të mbizotërojë.

Tashmë i kemi parë tek Kendall Jenner por edhe në Dakota Johnsson. Përsa i përket shtëpive të modës Gucci, Louis Vuitton, Christian Dior dhe Celine ishin ata që i besuan xhinseve me tone të ndryshme. Beckham, për shembull, ka zgjedhur për ta kombinuar trendin më të ri me një triko portokalli me pjesën e krahëve blu.

Image

(Kosova Sot Online)