Vajza e Trumpit fejohet në ditën e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 10:21
Vajza e Trumpit fejohet në ditën e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë

Vajza më e vogël e presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin  e ri”, ka shkruar ajo.

Tiffany është vajza e vetme e Donald Trump nga martesa e tij e dytë me modelen dhe aktoren Marla Maples. Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin Georgetown në Washington DC.

Page Six ka raportuar se çifti i sapofejuar mund ta ndjekë presidentin amerikan në largim në Florida.

(Kosova Sot Online)