Gent Fatali flet për të dashurën, i bën super dedikimin publik

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 10:57
Gent Fatali flet për të dashurën, i bën super dedikimin publik

Gent Fatali është një ndër personazhet më të dashur, që arriti të tërhiqte zemrën e publikut brenda një kohe fare të shkurtër. Artisti nga Kosova është distancuar prej kohësh nga muzika, pasi siç ka deklaruar ai, vëmendjen më të madhe ia ka kushtuar biznesit të tij.

Prej vitesh, artisi po shikon një romancë dashurie me Rozafën, motrën e Loredanës. Dyshja janë përfolur se dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar në martesë, por ky lajm u mohua nga vetë Genti.

Ndërkohë, së fundmi në “After party-n e Luanës”, Genti tregoi 3 cilësiqë vlerëson më shumë tek Rozafa: sinqeritetin, mbështetjen dhe mençurinë. Sigurisht, nuk nguroi t’i shprehte partneres së tij edhe njëherë se sa shumë e dashuron. “Ta ha zemrën. Je ma e mira në botë. “, u shpreh reperi. 

(Kosova Sot Online)