Performuan në inaugurimin e Biden, Trump-it nuk i del inati me yjet e Hollywood-it

  • A.P /
  • 20 janar 2021 - 16:56
Performuan në inaugurimin e Biden, Trump-it nuk i del inati me yjet e Hollywood-it

Në inaugurimin e Joe Biden si president i SHBA-ve, që pritet të mbahet ditën e sotme, do të marrin pjesë disa personalitete të shquara të Hollywood-it. Jennifer Lopez do të performojë drejtpërdrejt dhe Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar për të filluar ceremoninë.

Aktori Tom Hanks do të mbajë më vonë një speciale televizive, e para e këtij lloji. Të famshëm të tjerë, përfshirë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons do të paraqiten gjithashtu, sipas një deklarate nga komiteti përurues i Biden.

Mirëpo, kjo nuk është pritur aspak mirë nga Trump. “ëashington Post” raporton se Trump është i zemëruar me yjet si Tom Hanks dhe Lady Gaga që do të marrin pjesë në festën e presidentit të ri amerikan. 

(Kosova Sot Online)