Lady Gaga interpreton himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 18:25
Lady Gaga interpreton himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Lady Gaga, ka qenë një nga yjet e përzgjedhur për të bërë hapjen e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden.

Artistja, e cila ka qenë mbështetësja më e madhe e Biden gjatë gjithë kohës, ka dhuruar një performancë të mahnitshme.

Image

Ajo interpretoi himnin kombëtar të ShBA-së, ndërsa mori vëmendje të madhe me dukjen e stilin e veçantë.

Derisa po performonte me plot emocion, Lady zgjodhi një fustan unik të errët të kombinuar me ngjyrën e kuqe.

34 vjeçarja gjithashtu po mbante një mikrofon të artë, teksa duartrokitjet dhe brohoritjet nuk munguan nga të pranishmit.

(Kosova Sot Online)