Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 10:29
Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar sot edhe vetë këngëtarët.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj, ndëkohë që Morena i ka komentuar Feros në postim: “Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe. Siç duket ky bashkëpunim do të jetë shumë i fortë dhe tani thjesht do të na duhet të presim për të mësuar të tjera detaje.

Kujtojmë se sot Fero paralajmëroi edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet.

(Kosova Sot Online)