Olivia Wilde merr vendimin drastik

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 16:26
Olivia Wilde merr vendimin drastik

Pas lajmit se kanë nisur një romancë dashurie, Harry Styles dhe Olivia Wilde janë përballur me një lum kritikash për shkak të diferencës së madhe në moshë. Fansat e këngëtarit britanik kanë shprehur zemërimin duke “shënjestruar” Olivian në rrjete sociale.

Për këtë arsye, aktorja ka marrë një vendim drastik për të mos lejuar asnjë lloj fjale të pahijshme në profilin e saj në Instagram. Nisur nga kritikat e shumta, ajo ka limituar komentet në postimet e saj. Megjithëse, dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, por janë fotografuar shpesh krah njëri-tjetrit.

Thashethemet se kanë nisur një romancë lindën pasi ish anëtari i One Direction dhe aktorja hollivudiane ishin çift në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni. Këngëtari është pjesë e filmit “Don’t ëorry Darling”, në të cilin dhe luan dhe aktorja dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar dhe më shumë.

(Kosova Sot Online)