
Lexoni edhe:
G Bani e bën 'horë' Selinin: Do të mbahet mend si vajza që ka fjetur në një shtrat me burrë të martuar
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena, ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instagram, duke adresuar gjithçka që ka ndodhur jashtë shtëpisë gjatë kohës që ajo ishte në garë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo shprehet se është përballur me "shumë padrejtësi" dhe sulme ndaj imazhit të saj.
Brikena thekson se disa nga personat që kanë tentuar ta njollosin janë njerëz të cilëve ajo u ka dhënë "me ngrënë nga duart e saj".
Ajo pranon se nuk ka pasur forcën t’i shohë të gjitha gjërat që janë publikuar, duke zgjedhur të prioritizojë qetësinë e saj shpirtërore. Ndonëse është këshilluar të ndjekë rrugën gjyqësore, ajo ka vendosur t’ia lejojë kohës dhe "Zotit" për të vënë drejtësi, duke u shprehur se: "Zoti nuk është një mace që të gërvisht menjëherë, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton."
Ajo nuk ka harruar të falënderojë mbështetësit e saj, duke thënë se forca e tyre e ka ndihmuar të mos dorëzohet.
Mesazhi i saj përfundimtar: "Le të zgjedhim respektin dhe të vërtetën mbi gjithçka. KAQ."

(Kosova Sot Online)