Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 18:15
Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, tashmë dihet botërisht për shtrirjen e famës së saj internacionale.

Ajo është veçanërisht shumë e pëlqyer në Evropë, ku zhanri të cilin e këndon dhe këngët e saj janë shumë të dëgjuara.

Duke u marrë si shembull i suksesit dhe një vajze tipike shqiptaro-britanike, Rita Ora duket se ka përfunduar edhe në librat shkollorë në Spanjë.

Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.

Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.

Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

Image

(Kosova Sot Online)