Ndryshe nga çdo herë tjetër, Samanta Karavella publikon foto pa pikë make up-i në fytyrë

  • G.G /
  • 22 January 2021 - 10:23
Ndryshe nga çdo herë tjetër, Samanta Karavella publikon foto pa pikë make up-i në fytyrë

Postimet e saj në rrjete sociale nuk janë të shpeshta, por në secilën prej tyre Samanta Karavella shfaqet shumë e kuruar.

Këngëtarja njihet për format trupore seksi, të cilat i nxjerr në pah sa herë realizon një set të ri fotografik.

Ajo shfaqet gjithmonë me make up profesional dhe me flokë të stiluara, duke e detajuar gjithmonë look-un e saj.

Por, mbrëmjen e djeshme, ajo vendosi të publikojë në Instastory një foto ku shfaqej pa pikë grimi.

“Kohë e gjatë pa bërë një selfie”, shkruante ajo krahas postimit ku kishte bashkangjitur 4 foto me njëra-tjetrën.

Ndonëse pa grim, Samanta kishte një lëkurë të pastër dhe të shkëlqyeshme, e cila nuk kishte si të mos vihej re.

(Kosova Sot Online)