Era Istrefi e ‘zhytyr’ në luks, shpenzon mbi 2 mijë euro për këtë xhaketë

  • G.G /
  • 22 January 2021 - 13:27
Era Istrefi e ‘zhytyr’ në luks, shpenzon mbi 2 mijë euro për këtë xhaketë

Era Istrefi, është një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Angazhimet e saja jashtë Kosovës i sjellin fitime të mëdha këngëtares dhe domosdoshmërisht edhe shpenzimet e saja janë të tilla.

Era shumë rrallë përpiqet të tregojë detaje nga jeta e saj luksoze, mirëpo veshjet e saj të firmave flasin vetë.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Prada”, ndërsa faqja “Shqip Closet” në ka zbuluar sa i ka kushtuar këngëtares kjo veshje.

Për këtë xhaketë, artistja ka shpenzuar 2 mijë e 250 euro.

(Kosova Sot Online)