Ishte “zhdukur” prej disa kohësh, Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen nga Patrisi

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 10:30
Ishte “zhdukur” prej disa kohësh, Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen nga Patrisi

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Askush s’ka folur publikisht mirëpo mesazhi i ndarjes është i qartë. Ndërkohë, këngëtarja ka preferuar të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve në rrjete sociale dhe hera e fundit që kishte postuar ishte në nëntor të vitit 2020.

Mirëpo, Tuna na shfaqet në story-t e fundit në Instagram duke treguar se është në Mavror, ku po shijon pushimet e dëborën dhe duket se s’po e vret aspak mendjen nga ndarja.

Këngëtarja nuk na ka treguar se kush po e shoqëron gjatë këtyre pushimeve dhe duket se ka vendosur të qëndrojë në heshtje për lajmet e ndarjes, megjithëse të gjithë po presin një deklaratë nga ajo.

(Kosova Sot Online)