Tuna shtatzënë për herë të dytë!

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 13:02
Tuna shtatzënë për herë të dytë!

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.


Patris Berisha ka qenë i ftuar në 2 janr në Soiree, ku i pyetur nëse është single Patris nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij.


“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lidhur me heqjen e mbiemrit të tij nga Instagrami i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri: “Rene dhe Tian Berisha deri në vdekje”.

Ndërkohë kemi parë në rrjetet sociale se Tuna është zhvendosur në SHBA. Por, e dini arsyen? Këngëtarja është shtatzënë përsëri. Tuna shkoi në SHBA pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta pres atje në jetë fëmijën e saj.

Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, teksa në Kosovë e Shqipëri vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha.

(Kosova Sot Online)