Jennifer Lopez ka zbuluar se si terapia e ndihmoi të mësonte ta donte veten

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 14:45
Jennifer Lopez ka zbuluar se si terapia e ndihmoi të mësonte ta donte veten

Jennifer Lopez ka zbuluar se si terapia e ndihmoi të mësonte ta donte veten. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore foli hapur për jetën dhe karrierën e saj për podcastin “Coach Conversations”.

“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten. Unë mendoja se e doja veten por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk tregonte se e doja veten.”, tha Lopez.

Lopez vazhdoi: “Unë as që e kuptova konceptin e dashurisë ndaj vetes. U desh kohë, ka qenë një udhëtim dhe është akoma një udhëtim për mua.”

Edhe pse Lopez nuk foli për raportin së cilit po i referohej, supozohet se ka të bëjë me martesën e saj me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë Emme dhe Max. Tashmë, 51-vjeçarja është fejuar me yllin e bejsbollit Alex Rodriguez. 

(Kosova Sot Online)