Kjo foto është një tjetër provë që i bind fansat se Loredana është shtatzënë për herë të dytë!

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 16:04
Kjo foto është një tjetër provë që i bind fansat se Loredana është shtatzënë për herë të dytë!

Prej dy ditësh, Instagrami, Facebook-u, TikTok-u e çdo media tjetër sociale është mbushur me foto të Loredanës ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë duke përjashtuar çdo mundësi që barku i saj të duket si rezultat i pozicionit të fotove, ose edhe të shtimit në peshë.

Sikundër mund ta shihni në fotot e mësipërme, ata mendojnë se Lori mund të jetë sërish shtatzënë, ndonëse kohët e fundit për shumë VIPa kanë nisur aludime të tilla.

Madje, një tjetër foto e shkrepur së fundmi i ka bindur fansat se reperja po pret bebushin numër 2 dhe në fakt nuk dimë çfarë të besojmë.

E veshur e gjitha me blu, Loredana shfaqet me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht, ndërsa foton po jua lëmë ta gjykoni vetë.

E teksa vetë reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, ka qenë Mozzik ai që s’ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje!

Sigurisht që edhe ai i ka lexuar lajmet që shkruhen lart e poshtë për të dhe Lorin dhe ka lënë një koment në njërin prej tyre.

“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment.

Image

(Kosova Sot Online)