Ja si dukej Melinda Ademi vite para se të bëhej e famshme!

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 17:50
Ja si dukej Melinda Ademi vite para se të bëhej e famshme!

Emri i reperes Melinda Ademi është jo pak i komentuar në media e rrjete sociale.

Shpeshherë, ajo ka ardhur në qendër të vëmendjes për shkak të diss-eve kundrejt Taynës dhe e anasjellta, mirëpo duket se përveç konkurrencës në muzikë, vajzat s’kanë asgjë personale mes tyre.

Këto kohë, Melinda na ka sjellë vazhdimisht projekte të reja, ndërsa i fundit ishte projekti i titulluar “Mëkatare”, që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Tashmë, Melinda është një ndër emrat më në zë në botën e muzikës, por jeni kuriozë të dini si dukej ajo para famës?

Vetë Melinda ka ndarë në InstaStory një foto të vjetër të sajën, ku i uron 50-vjetorin të ëmës.

Këngëtarja shfaqet në krahët e mamasë dhe mund ta dallojmë portretin e saj dhe flokët e shkurtër kaçurela.

“Gëzuar ditëlindjen e 50-të mami! Jam shumë e lumtur që mund të kaloj kohë me ty në ditëlindjen tënde. Të dua”- shkruan Melinda.

Së fundmi, në media është folur për lidhjen e saj të dashurisë me menaxherin e kompanisë “Red Box”, Granit Muhaxherin.

Madje, raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse më herë është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Image

(Kosova Sot Online)