Rihanna ka njoftuar publikimin e koleksionit të ri të të brendshmeve

  • A.P /
  • 26 janar 2021 - 17:15
Rihanna ka njoftuar publikimin e koleksionit të ri të të brendshmeve

Me një look që dallon nga paraqitja e saj e deritanishme, Rihanna ka njoftuar publikimin e koleksionit të ri të të brendshmeve për femra të linjës së saj.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ylli i muzikës R&B shfaqet duke kërcyer në mënyrë intriguese në një dhomë hoteli, duke mbajtur veshur të brendshmet e koleksionit të ri, një variant i veçantë për Shën Valentinin e këtij viti.

Prej 3 vitesh, këngëtarja 32-vjeçare ka krijuar markën e saj të të brendshmeve për femra dhe ka tërhequr jo pak herë vëmendjen me produktet e saj me modelet dhe veshjet e të gjitha përmasave trupore.

Në këtë muaj plot zhvillime në të gjitha fushat, edhe Rihanna ka qenë tepër aktive me postimet e saj. Më herët ra në sy një postim ku ajo shfaqej duke hedhur plehërat, një simbolikë që lidhet me largimin e Donald Trumpit nga presidenca dhe shprehje e mbështetjes publike për presidentin e ri amerikan Joe Biden.

Image

(Kosova Sot Online)