Shpati dhe Selvija qenkan njohur në rrethana “të pazakonta” që vetëm tani i mësuam!

  • G.G /
  • 26 janar 2021 - 10:43
Shpati dhe Selvija qenkan njohur në rrethana “të pazakonta” që vetëm tani i mësuam!

Në 24 dhjetor të vitit që lamë pas, Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë.

Në Instagram, ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.

Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.

Me siguri jeni bërë kuriozë të dini si janë njohur Shpati dhe Selvija. Në fakt, njohja e tyre s’ka nisur as në Instagram, as në shoqëri të përbashkët, as në club apo lokal!

Selvija është grimiere dhe Shpati mesa duket ka shkuar të bëjë makeup-in tek ajo. Këshu, ka nisur një histori e bukur dashurie mes të dyve.

Këtë e ka treguar vetë Selvija teksa i përgjigjej pyetjeve të shumta të ndjekësve në InstaStor.

“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”- e pyet dikush, ndërsa partnerja e këngëtarit ia kthen “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”

Epo, nuk thonë kot, rastësia mbret i botës!

(Kosova Sot Online)