Cardi B nuk i lë vend imagjinatës, del në rrugë me fustan transparent që i tregon gjithçka

  • G.G /
  • 26 January 2021 - 10:54
Cardi B nuk i lë vend imagjinatës, del në rrugë me fustan transparent që i tregon gjithçka

Cardi B ka treguar se Covid-19 nuk e ndalon dot për të qenë në qendër të vëmendjes.

Reperja 28-vjeçare nuk i la vend imagjinatës, pasi u shfaq në rrugët e Beverly Hills me një fustan të “Pierre-Louis Auvary”, shkruan “Daily Mail”.

Bashkë me bashkëshortin e saj, Offset, dyshja kishte dalë për “shopping”.

Fustani që kishte veshur ishte i kuq dhe i tëri transparent, duke i bërë të brendshmet e këngëtares lehtësisht të dukshme.

Ndërkohë, fustani kishte anash një shirit të bardhë që i theksonte edhe më shumë format e lakuara trupore.

Materiali transparent tregonte tatuazhet e saj, si dhe format bombastike të të pasmeve.

Për të plotësuar pamjen, reperja kishte veshur sandale të kuqe, si dhe nuk kishte harruar as maskën për t’u mbrojtur nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)