Histori interesante si e filmave të Mr.Bean: Shpëtoi familjen e tij duke e drejtuar vet aeroplanin

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 12:12
Histori interesante si e filmave të Mr.Bean: Shpëtoi familjen e tij duke e drejtuar vet aeroplanin

Rowan Atkinson apo i njohur me nofkën “Mr.Bean”, njëherë gjatë udhëtimit për në Kenia me familjen e tij, kishte marrë në kontroll aeroplanin pasi që pilotit i kishte humbur ndjenjat. “Mr.Bean” shpëtoi jetën e gruas dhe dy fëmijëve të tij

Në vitin 2001 Mr.Bean ishte nisur për pushime në Kenia së bashku me familjen e tij me një aeroplan privat.

Ai ishte së bashku në aeroplan me gruan Sunetra dhe dy fëmijët Ben dhe Lily.

Derisa po fluturonin për në Kenia, piloti i cili po drejtonte një aeroplan Cessna, humbi ndjenjat. Aeroplani filloi të humbte kontrollin dhe hunda e tij filloj të shkonte te poshtë drejt tokës. Atkinson i cili nuk kishte mësuar kurrë të fluturojë me aeroplan, e kapi në kontroll timonin e tij.

Ai e ngriti përsëri në qiell aeroplanin dhe e stabilizoj gjendjen e tij, ndërkaq gruaja e tij ishte ajo që e zgjoi pilotin duke e spërkatur me ujë në fytyrë.

Fatmirësisht piloti u kthye në vete dhe arriti që në gjendje shumë të mirë e të sigurt ta ateroi aeroplanin në tokë.

E gjithë ngjarja ndodhi në një lartësi mbi 5 mijë metra dhe gjindshmëria e “Mr.Bean”, e shpëtoi atë dhe familjen e tij.

(Kosova Sot Online)