Edhe Xeni reagon pas tubimeve të partive politike

  • G.G /
  • 27 janar 2021 - 13:11
Edhe Xeni reagon pas tubimeve të partive politike

Tubimet e partive kanë nxitur reagimin e publikut.

Partitë politike pavarësisht situates me COVID-19, nuk po i ndalin tubimet zgjedhore.

Së fundi, në rrjete sociale kanë qarkuluar imazhe të shumta nga tubimet me shumë njerëz, ku ekziston rrezik i madh i infektimit me koronavirus.

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, me anë të një postimi në Instagram, reagoi lidhur me tubimet e partive.

“Hajde rregull hajde…”, ka shkruar ai, duke ua kujtuar që dasmat ende nuk lejohen të mbahen pikërisht për shkak të evitimit të turmave.

(Kosova Sot Online)