Leonora Jakupi me 'dukat' të vlefshëm sa një veturë

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 16:07
Leonora Jakupi me 'dukat' të vlefshëm sa një veturë

Leonora Jakupi është këngëtarja e njohur e cila vazhdon që pëlqehet që nga paraqitja e saj e parë.

Bukuroshja kosovare ka qenë mjaft aktive edhe gjatë xhirimeve për festat e fundvitit, meqë rast ka sjellë edhe shumë projekte të reja.

Ky vit ka qenë bombastik nga ana e këngëtares, e cila po ashtu për herë të parë në intervistat e saj ka shpalosë detaje interesante nga jeta e saj private.

Ajo ka zbuluar se është në një lidhje afatgjate me një biznesmen të njohur ku pandemia iu ka prishur planet e martesës.

Jo rrallë herë këngëtarja është komentuar edhe për jetën luksoze që e ka shfaqë në rrjetet sociale. E madje tash krejt në fund është zbuluar shumë marramendëse e akesorëve të këngëtares.

Hiq më pak se 25 mijë e 890 euro është totali i orës dhe vathëve të Leonora Jakupit, bën të ditur faqja në instagram ‘whattheywearin’.

Image

(Kosova Sot Online)