Cozman për Albert Krasniqin: Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 11:58
Cozman për Albert Krasniqin: Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem

Ditën e djeshme në Prishtinë ka mbetur i vrarë Albert Krasniqi.

Krasniqi ishte ish-menaxher i grupit ‘Babastars’ dhe një mik i afërt i estradës shqiptare.

Reagimet për vdekjen e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ai ruante raporte shumë të mira me reperët Skivi dhe Cozman, dikur pjesëtarë të ‘Babastars’.

Për vdekjen e tij ka shkruar Cozman, “Pusho në paqe vëllai im. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem tani”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)