Ish-shoqja e Besës kujton Albertin me këtë imazh

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 15:11
Ish-shoqja e Besës kujton Albertin me këtë imazh

Vrasja e Albert Krasniqit e ka prekur edhe këngëtaren Tuna.

Ajo ka publikuar një fotografi pranë të ndjerit dhe ish gruas së tij, Besa Gashit.

Këngëtarja e ka postuar në Instagram fotografinë nga arkiva të shkrepur vite më parë në kohën kur ish bashkëshortja e tij ka qenë shtatzënë.

Imazhit  i ka vendosur një emotikon zemërthyer.

Ndryshe, përveç Tunës edhe shumë artista tjerë të estradës e rikujtuan me nga një fotografi Albert Krasniqin.

Rikujtojmë se janë zbuluar detajet e para nga vrasja, avokati i babait të ndjerit ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

(Kosova Sot Online)