Rina Balaj feston 22-vjetorin, i dashuri e surprizon me dhurata luksoze

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 16:10
Rina Balaj feston 22-vjetorin, i dashuri e surprizon me dhurata luksoze

Reperja e njohur, Rina Balaj ka festuar dje 22-vjetorin. Ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët.

Disa muaj më parë, Rina bëri publike lidhjen me reperin Sin Boy, i cili nuk kishte si të mos e surprizonte partneren në ditën e saj të veçantë. Ai i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, një kuti me ëmbëlsira, një çantë dhe dhurata të tjera luksoze.

Ndërkohë, Rina ka publikuar një foto në Instastory ku ka treguar dhuratat, duke falenderuar të dashurin.

(Kosova Sot Online)